TIRANE - Biznesmeni boshnjako-britanik, Damir Fazllic ka deklaruar dje se ka zbatuar vetem ligjin. Perpara hetuesve te Prokurorise se Tiranes 34-vjecari ka dhene shpjeguar ne lidhje me transaksionet e tij. Ndersa mesohet se dy prokuroret e ceshtjes i kane komunikuar Fazllic se eshte marre nen hetim, pa permendur asnje akuze ne ngarkim te tij.


Ora shenonte 15:45 kur Fazllic se bashku me dy avokatet e tij, Genc Gjokutaj dhe Ibrahim Lahi jane paraqitur ne Prokurorine e Tiranes. Biznesmeni dhe mbrojtesit e tij jane pritur nga dy prokuroret e ceshtjes Bensik Cani dhe Dritan Reshka, si dhe nje oficer i policise gjyqesore. I pranishem gjate marrjes ne pyetje te boshnjako-britanikut ka qene edhe nje perkthyes, i cili eshte betuar per fshehtesine e hetimit. Per dy ore me radhe Damir Fazllic ka treguar aktivitetin e tij ne vendin tone. Boshnjako-britanikut fillimisht i eshte vene ne dijeni se eshte marre nen hetim nga Prokuroria e Tiranes qe prej dates 8 tetor 2008, kur ai ndodhej ne Shqiperi per te dhene nje interviste. Mesohet se hetuesit e kane marre ne pyetje Fazllic per aktivitetin e kompanive te tij ne vendin tone, kompani te cilat iu nenshtruar per pak kohe sekuestros konservatore, por qe me pas jane zhbllokuar me vendim gjykate. Biznesmeni 34 vjecar i ka shpjeguar dy prokuroreve se aktiviteti i tij ishte mese i ligjshem, pasi ai e kishte zbatuar ate.


Deklarata


Fazllic ka lene prokurorine ne oren 18:30. Nje nga vartesit e tij i cili ndodhej jashte organit te akuzes, vinte ne dijeni anglo-boshnjakun per situaten poshte prokurorise. Ndersa shoferi i 34-vjecarit i ka kerkuar disa here punonjesit te policise qe te futej brenda mureve rrethuese per ta marre boshnjako-britanikun tek dera e pasme e godines. Kerkesa eshte refuzuar nga punonjesi i policise. Pas daljes nga dera kryesore e organit te akuzes, i shoqeruar nga dy avokatet e tij Fazllic ka deklaruar se "Mora nje ftese nga Prokuroria e Tiranes. Une respektova institucionet shqiptare dhe dhashe deklarimet e mia", - me tej ai ka sqaruar se respekton drejtesine shqiptare dhe per kete arsye i eshte pergjigjur pozitivisht kerkeses se prokurorise per te deshmuar. Fazllic nuk ka dhene asnje shpjegim per pyetjet e bera nga ana e grupit hetimor. Ai eshte larguar nga prokuroria me nje automjet te tipit "Linkolin", ngjyre te zeze me traga TR 2999 R.


Hetimet


Prokuroria e Tiranes nisi hetimet e saj ne lidhje me 34-vjecarin Damir Fazllic, pas blerjeve te disa pronave nga ana e tij ne vendin tone pa pasur nje aktivitet. Pikerisht prokuroria i referohej blerjeve te dyshimta te tij ne Porto Romano nderkohe qe shoqerite e themeluara nga Fazllic rezultojne me kapital zero. Fillimisht prokuroria sekuestroi kopanit e Fazllic, me pas nje truall prej 12 hektare ne Porto Romano, te cilat me pas u zhbllokuan me vendim gjykate. Per keto prona para gjykates dy avokatet e Fazllic te perfaqesuar me prokure kane argumentuar se shoqerite e "Croun Acquisition" dhe "Alfa sha" kane kaluar si transaksione neper banka dhe qarkullimi i parase ne kete forme sipas avokateve rrezojne pretendimin se ato jane para te pista.


Hetuesit, fletethirrje per marrjen ne pyetje


Prokuroria e Tiranes i kishte bere ftese per te dhene deklarime biznesmenit britaniko-boshnjak gati nje muaj me pare. Nderkohe ne ftesen e saj prokuroria percaktonte si hark kohor per marrjen e tij ne pyetje nga data 15-28 shkurt. Kjo ishte ftesa e dyte qe i eshte bere 34-vjecarit. Ftesa e pare ka qene ajo e dates 8 tetor dite ku Fazllic ka qene ne kryeqytet per te dhene nje interviste ne Tv Klan, date kur organi i akuzes regjistroi edhe hetimet ne ngarkim te Fazllic nen akuzen e "pastrimit te produkteve te vepres penale". Kete fletethirrje britaniko-boshnjaku nuk e ka marre asnjehere, pasi ne momentin qe prokuroria kishte derguar ne Komisariatin e Rinasit, 34-vjecari kishte duke fluturuar me avionin e tij carter. Ne kete kohe prokuroria urdheroi edhe ndalimin e tij.


Fazllic mberriti ne oret e para te mengjesit te djeshem


Damir Fazllic ka mberritur ne oret e para te mengjesit te djeshem ne kryeqytet. Mesohet se ai eshte pritur ne aeroportin "Nene Tereza" Rinas, nga dy avokatet e tij Ibrahim Lahi dhe Genc Gjokutaj. Fazllic mesohet te kete ndaluar fillimisht ne prokurori, ku edhe ka vene ne dijeni perfaqesuesit e akuzes se ai do te vinte pasditen e djeshme per te dhene deklarime, ndersa kerkonte edhe evitimin e medias. Nderkohe qe rreth ores 11:00 te paradites se djeshme Fazllic eshte pare ne ambientet e Hotel Sheraton, nen shoqerine e mbrojtesve. Ashtu edhe sic kishte paralajmeruar Fazllic eshte paraqitur ne prokurori rreth ores 15:45.


Biznesmeni nuk mund te ndalohet, mbrohet nga dy nene


Prokuroria e Tiranes ka bere me dije dje se 33 vjecari Damir Fazllic nuk mund te ndalohet. Shkak per kete mbrojtje qe i jepet 33 vjecarit vjen pas nje leter-porosie te derguar nga ana e Kryeprokurores Ina Rama nepermjet leter-porosie, ku edhe i kerkohej boshnjako-britanikut qe ai te vinte ne Shqiperi per te dhene shpjegime perpara hetuesve tani. Ne baze te nenit 509 dhe 510 te Kodit te Procedures Penale, Fazllic eshte i paprekshem dhe nuk mund te ndalohet nga prokuroria.


Shitja e kompanise "Croun Acquisitions", kompani kjo e cila u shit me vleren 1.7 milione euro per llogari te kompanise "Altaria Research Limited", me seli ne Qipro per te cilen po heton prokuroria, eshte bere me vendim gjykate, vendim ky i marre me daten 9 korrik te vitit te kaluar. Shitja e kompanise eshte pranuar nga gjyqtarja Manjola Doga, me vendimin me nr. 34011/2.


30 Dhjetor Gjykata e Tiranes ka zhbllokuar pronat e biznesmenit boshnjako-britanik te vena nen sekuestro nga ana e prokurorise se Tiranes. Gjyqtari i ceshtjes, Artan Broci argumentoi se Fazllic nuk ishte as person ne hetim.