TIRANE - Kryeministri Sali Berisha kerkoi hetim nderkombetar per akuzat qe kishin te benin per lidhjet me biznesmenin Fazllic. Ai beri me dije se qeveria vendosi dje per kete qendrim, duke e argumentuar thirrjen e eksperteve te huaj perkrah prokuroreve shqiptare me arsyen e gjetjes se te vertetes nese biznesmeni Fazllic ka perfituar te ardhura nga fondet publike dhe per evitimin e ngjarjes se rende te goditjes se biznesmeneve vendas dhe te huaj ne Shqiperi. "Ne rast se faktohet se qeveria shqiptare i ka dhene qofte edhe nje qindarke te vetme nga fondet publike biznesmenit Damir Fazllic, kuptohet se kjo qeveri i ka dhene atij miliarda. Kjo eshte e detyrueshme per t'u sqaruar", deklaroi Berisha. Sipas kreut te qeverise, nje ceshtje e cila meritonte nje hetim te posacem me ekspert te huaj ishte edhe vendimi i rende, i ndodhur me sekuestrimin e pronave te blera ne Shqiperi te Fazllic, nga prokuroria. "Eshte goditur biznesi shqiptar dhe nderkombetar, ne menyren me te pabesueshme, jane ngrire llogari, asete te kompanive dhe firmave te cilat nuk kane, ne kete vend apo ne ndonje vend tjeter, asnje penalitet te vetem", deklaroi Berisha, duke shtuar se kjo ishte nje ceshtje motivet e te ciles duhet te sqaroheshin menjehere. Ai tha se keto masa merreshin per shkak se prokurore te vecante si Zamir Shtylla nga Prokuroria e Pergjithshme dhe Eni Mazreku nga Prokuroria e Tiranes kane kerkuar ne menyre orale dhe pas asnje mandat ndalimin e biznesmenit Damir Fazllic, pak dite me pare kur ai ishte ne Tirane. "Une kam ketu sot dy deklarata, te dy oficereve te Policise se Shtetit, te cileve, ne daten 8 tetor, u eshte kerkuar me telefon, te ndalojne shtetasin Damir Fazllic, me nje urdher verbal, ne dhunim te se gjitha ligjeve dhe Kushtetutes se vendit", deklaroi Berisha. Nga ana tjeter, ai deklaroi se vendimi per te bllokuar pronat e Fazllic ishte i paargumentuar. "Prokuroria ka urdheruar ngrirjen e investimeve qe jane ne vazhdim me te pakten me nje objekt 36 milion euro dhe me nje grup shume te gjere te huaj dhe vendas", deklaroi Berisha, duke shtuar se keta investitore nuk kishin pasur asnje problem me tatimet ne vend. Madje ai ka nenvizuar dhe faktin se Erion Isufi, kunati i ministri Basha nuk ka qene kurre ortak me Fazllicin. Duke iu referuar edhe njehere hetimit nderkombetar per ceshtjen Fazllic, Berisha eshte shprehur i vendosur ne lidhje me nxjerrjen e dekretit per nje gje te tille. "Qeveria do te procedoje me dekret per kete vendim, pasi ky eshte nje problem i ngutshem. Ajo do te beje dekretin per te kerkuar hetim nderkombetar. Kjo nuk do te thote aspak se do te perjashtohen nga hetimi prokuroret shqiptare. Kategorikisht jo! Kjo do te thote qe ne hetim do te marrin pjese dhe prokurore te huaj, te cilet do t'u thone shqiptareve dhe vendeve mike, Bashkimit Evropian, Shteteve te Bashkuara, partnereve tane se cilat jane "keqberjet" e qeverise shqiptare, cilat jane te vertetat mbi bllokimet e sekuestrimet antiligjore te pasurive te kompanive qe kane qene shtylle e suksesit te biznesit te brendshem shqiptar", ka deklaruar Berisha.


Fatjona Mejdini