Tirane- Biznesmeni boshnjako-britanik, Damir Fazllic eshte pyetur serish dje nga grupi hetimor. Nen shoqerine e dy avokateve te tij mbrojtes,Genci Gjokutaj dhe Ibrahim Lahi, 34-vjecari eshte ngjitur ne zyren e prokurorit Dritan Reshka, ku i pranishem ka qene edhe prokurori tjeter i ceshtjes Besnik Cani, per te vazhduar seancen e dyte te deklarates se tij. Mesohet se prokuroret i kane vene ne dispozicion Fazllic, te gjitha aktet te perkthyera ne gjuhen angleze.


Seanca


Ora shenonte 10:00 kur Damir Fazllic, eshte paraqitur dje ne Prokurorine e Tiranes per te vazhduar me deklarimet e tij. Ai ka mbajtur te njejtin qendrim si dy dite me pare para organit te akuzes, duke iu saktesuar ketyre te fundit, se kishte zbatuar vetem ligjin.


Sipas burimeve, mesohet se ai ka dhene shpjegime vetem per aktivitetin e tij ne vendin tone, duke mos pranuar te jape shpjegime ne lidhje me aktivitet e tij jashte vendit. Biznesmeni boshnjako-britanik, Damir Fazllic, ka lene prokurorine rreth ores 12:00. Perpara medieve, Fazllic ka deklaruar se "prokuroret me kane vene ne dispozicion aktet e marrjes ne pyetje te perkthyera, ndersa nuk kishte komente te metejshme". Sipas burimeve nga Prokuroria e Tiranes, prania e Damir Fazllic ne Prokurori kishte te bente me vazhdimin e seances se marrjes ne pyetje, lidhur me hetimet qe jane duke u bere ne adrese te tij. Madje grupi hetimor i ka vene ne dispozicion edhe procesverbalet e mbajtura gjate dy diteve, ku 34-vjecari ka dhene deklarimet e tij te lira, ne lidhje me hetimet qe eshte duke kryer prokuroria ne ngarkim te tij. Procesverbalet jane transkriptuar dje ne gjuhen angleze, ndersa Fazllic, pas nenshkrimit te tij, ka marre nga nje kopje ne te dyja gjuhet, shqip dhe anglisht. Kjo eshte hera e pare qe prokuroria shqiptare ve ne dispozicion procesverbale te marrjes ne pyetje, personave nen hetim, procedure kjo, e cila eshte ndjekur vetem kur personi eshte marre i pandehur, si dhe dosja te kete shkuar per gjykim. Sipas procedures se ndjekur nga prokuroria, personit te pandehur nuk i jepen asnjehere procesverbalet, por ketij te fundit, gjate marrjes ne pyetje i lexohen theniet e tij, perpara se te firmose deklarimet.


Akuza


Prokuroria e Tiranes nuk i ka komunikuar asnje akuze Fazllic, por vetem e ka pyetur ate ne cilesine e personit qe ka dijeni per ngjarjen. Akuza ne te cilen po heton prokuroria eshte ajo e "pastrimit te produkteve te vepres penale". Fazllic ka mberritur ne Shqiperi pas nje ftese te bere nga dy prokuroret e ceshtjes, Dritan Rreshka dhe Besnik Cani, dy jave me pare, ku edhe i kerkonin per t'u paraqitur ne Prokurorine e Tiranes prej dates 15 deri 28 shkurt.





Boshnjako-britaniku, ne Tirane me leter-porosi


Damir Fazllic, ka mberritur ne vendin tone pas nje leter-porosie te derguar nga ana e kryeprokurores Ina Rama, ku i kerkohej boshnjako-britanikut qe ai te vinte ne Shqiperi, per te dhene shpjegime perpara hetuesve tane. Per kete fakt Prokuroria e Tiranes, nuk ka te drejte qe ta ndaloje ate, pasi mbrohet nga Neni 509 dhe 510 te Kodit te Procedures Penale, nene keto te cilat i japin garancine e paprekshmerise, personit nen hetim. Fazllic mberriti ne Tirane ne oret e para te mengjesit te dy diteve me pare. Ai u prit ne aeroportin "Nene Tereza" Rinas, nga dy avokatet e tij Ibrahim Lahi dhe Genc Gjokutaj. Pasdite ai u paraqit ne prokurori, per t'iu pergjigjur pyetjeve te akuzes.





Prokuroria dyshime per "pastrim te produkteve te vepres penale"


Hetimet ne ngarkim te 34-vjecarit Damir Fazllic, kane nisur nen akuzen e "pastrimit te produkteve te vepres penale" me 8 tetor te vitit te kaluar, kur Fazllic kishte mberritur ne vendin tone per te dhene nje interviste. Prokuroria, e cila ishte vene ne dijeni per ardhjen e Fazllic ne Tirane, i dergoi Komisariatit te Rinasit nje ftese, ku i kerkonte paraqitjen e tij ne prokurori per te dhene shpjegime. Por ftesa nuk i mberriti asnjehere ne dore biznesmenit, cka beri qe akuza te urdheronte ndalimin e tij. Urdhri i ndalimit nuk do te ekzekutohet, pasi Fazllic kishte nisur fluturimin e tij me avionin carter. Pas 4 muaj hetimesh, bllokim dhe zhbllokim te pasurive te tij, Fazllic prej dy ditesh ka dhene shpjegimet e tij per aktivitet ne vendin tone, te cilat i ka cilesuar te ligjshme. Hetimet ne ngarkim te 34-vjecarit nisen pas shitjes se kompanise "Croun Acquisitions", kompani kjo e cila u shit me vleren 1.7 milione euro per llogari te kompanise "Altaria research limited", me seli ne Qipro per te cilen po heton prokuroria, eshte bere me vendim gjykate, vendim ky i marre me daten 9 korrik te vitit te kaluar. Shitja e kompanise eshte pranuar nga gjyqtarja Manjola Doga, me vendimin me nr. 34011/2.








30


Dhjetor, Gjykata e Tiranes ka zhbllokuar pronat e biznesmenit boshnjako-britanik te vena nen sekuestro nga ana e Prokurorise se Tiranes. Gjyqtari i ceshtjes, Artan Broci argumentoi se Fazllic, nuk ishte as person ne hetim.