Prokuroria pushon hetimet per biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazllic pothuajse tete muaj pas nisjes se tyre ne zyrat e task forces ne kryeqytet.

Shkak eshte bere mos dergimi i informacioneve te kerkuara me ane te leterporosive te derguara drejt Zvicres, Bosnjes dhe Qipros.

Nga Qipro prokuroria kerkoi informacion per kompanine “Altaria Research Limited”, me ane te te ciles prokuroria dyshoi se Fazllic pastroi para duke ia shitur asaj shoqerine “Crown Acquisitions” ne vleren e 1,7 milione eurove.

Ndersa nga Zvicra kerkoi te dhena per disa llogari bankare. Kjo e enjte ishte dita e fundit e afatit te hetimeve pas zgjatjes se tyre edhe per nje muaj qe ishte shtate prilli.

Por ndersa prokuroret ishin ne pritje te pergjigjes se leterporosive, hetimet u mbajten peng per kete procedure dhe kete te enjte grupi i hetuesve duhet te jepte nje vendim nese duhet t’i pushonte hetimet, apo t’i conte ne gjykate.

Me heret prokuroria kishte vendosur sekuestro ne disa shoqeri qe jane nen pronesine e Damir Fazllic, si dhe ne disa toka ne Durres, vendim i cili u hodh poshte nga gjykatat.

Meqenese prokuroria vendosi te pushoje hetimet, tashme pritet qe gjykatesi Gjin Gjoni te pushoje edhe procesin e nisur me kerkese te avokateve te Fazllic qe u ankuan disa jave me pare mbi zgjatjen e afateve hetimore.