Ministria Nikolla ka delaruar se, që nga shtatori do të ketë mësues mbështetës për fëmijët me aftësi të kufizuara. Marrë shkas nga shifrat e larta të fëmijëve, që nuk ndjek shkollat rreth 46% e tyre, për shkak të paragjykimeve ajo tha se situata do të ndryshojë së shpejti për ta.


Drita është nënë e dy fëmijëve, të dy me aftësi të veçanta. Xhoana sot është në klasën e tretë, dhe ka hyrë me vonë se bashkëmoshatarët e saj në klasë të parë. Nëse Drita nuk do të ishte këmbëngulëse ajo sot do të kishte më pak aftësi për të folur e reaguar, për të belbëzuar abc.


Fal punës në këtë rast, Xhoana po përmirësohet ndërsa shifrat në Shqipëri janë shqetësuese për fëmijët më aftësi të kufizuar, që nuk shkojnë në shkollë. Kjo ndodh për shkak të paragjykimeve, të mospranimit edhe për shkak të sjelljeve të dhunshme të fëmijëve, klasa gjithëpërfshirëse me fluks, por edhe të mos pasjes së mësuesve mbështetës, që të punojnë për ta. Ministria e arsimit Lindita Nikolla tha se, që nga shtatori do të ketë mësues për nxënësit me aftësi të vecanta.


Gjithashtu edhe zevendësministria e mireqënies sociale e vuri theksin në rëndësinë e përfshirjes në shkolla të këtyre fëmijë. Ndërsa Altin Hazizaj foli me shifra shetësuese të atyre, që nuk kanë mundur të ndjekin arsimin bazë.