Dita e Bajramit ka nisur me faljen e madhe qe edhe këtë vit është zhvilluar ne Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”. Besimtare myslimane te te gjitha moshave pasi kane dëgjuar ligjëratën e klerikëve te larte kane falur namazin e mëngjesit. Urimet e para për festen e Fiter Bajramit janë shkëmbyer ne shesh menjëherë pas përfundimit te ceremonisë fetare. Për myslimanet festa vijon me dreken e Fiter Bajramit. Nuk ka receta e as gatime specifike. Për çdo familje qe feston këtë dite, rëndësi ka qe tryeza te jete e pasur ndaj dhe përgatitjet i nisen herët. Shume prej tyre kane planifikuar gatimin tradicional, tavën e mishit me patate, pulën e pjekur, kulaçin me sode dhe bakllavanë. Pas kësaj feste, vizitat ne shtëpi dhe urimet për Fiter Bajramin nuk kane me orar. Fiter Bajrmai është një nga festat me te rëndësishme te botes myslimane. Ajo kremtohet pas një muaji sakrifice dhe agjërimi. Fiter Bajrami ka ne thelb solidaritetin dhe ndihmën ndaj te varfërve.