Komuniteti islam në mbarë botën ka festuar ditën e Kurban Bajramit. Si çdo vit festimet e kësaj date të shënuar për këtë besim në Shqipëri kanë nisur me ritin tradicional të faljes së Bajramit. Besimtarët kanë tejmbushur xhamitë dhe kështu ka ndodhur edhe me atë të Ethem beut. Falja e cila është bërë një traditë ceremoniale, ka nisur në orën 7 e 30, dhe ky rit ëhstë mbajtur edhe në të gjitha qytetet e vendit. Por siç e do edhe simbolika e kësaj feste, pas xhamisë vëmendja drejtohet tek thertoret, aty ku bëhen kurbanet. Kryerja e kurbanit konsiderohet një xhest bamirës për ata besimtarë që ndërmarrin këtë veprim, dhe për këtë madje ka edhe rregullore që duhet të respektohet. Festa e Kurban Bajramit, ose bajramit të vogël sic njihet ndryshe, zgjat plot katër ditë. Pas drekës së madhe të kësaj dite të shënuar, besimtarët vijojnë me vizitar familjare, ku urohen dhe ndahen dëshirat e mira për pasupr në vazhdim një vit të mbarë. Festa e Kurban Bajramit e konsideuar si një prej ngjarjeve më të rëndësishme në besimin islam, është shndërruar e tillë edhe për ata që asnjëherë nuk harrojnë të përfitojnë nga ditë të tilla. Xhamia e Et'hem Beut, nuk ka qenë vetëm streha e besimtarëve me këtë rast, por edhe vendi që ka mbledhur numrin më të madh të lypsave në kryeqytet. Këta të fundit e dinë shumë mirë se riti i kurbanit shoqërohet edhe me sevapin, ndaj të paktën këtë ditë nuk shpëtojnë pa gjë.