Edhe banorët e një kopshti zoologjik në kryeqytetin e Ukrainës Kiev, e kanë festuar më së miri festën e Hallouinit, teksa iu shërbye edhe kungulli.
4 tigrat në këtë kopësht zoologjik konsumuan secili nga 5 kg mish, për festën e Hallouinit.
Fotografi i kopshtit zoologjik, Bogdan Skulskiy, tha se cdo ditë zbulon nga një element të ri tek kafshët.
Këtë vit, menduam që ti vendosnim edhe mish edhe kungull përpara, mqs jemi në periudhën e Hallouinit. Kungujt janë të mbushur dhe kafshët e pëlqyen shumë. Kjo është edhe pjesë e një loje, është një suprizë për ta, një suprizë e bukur,- tha Skulskiy.
Fëmijët ishin të lumtur rreth festimeve të Hallouinit, për vehte dhe për kafshët.
Tigri luante me kungullin. Ishte shumë e bukur, -tha 9 vjecari Nazar.
Stafi i kopshtit zoologjik kishte përgatitur edhe një drekë të vecantë vegjetariane për arinjtë, një kombinim i perimeve, bananeve dhe mollëve me mjaltë, të cilat i vendosën mbi kungujt.
Ne kemi dy arinj, chip dhe dale. Kemi përgatitur kunguj edhe për ta. I kemi shërbyer perime dhe fruta, -tha punonjësja e kopshtit, Ganna Gurych.
Arinjtë, fillimisht u zinë me njëri tjetrin se kush ti kapte i pari ushqimet dhe më pas njëri prej tyre zgjati putrën për të kapur perimet.
Po, pashë një ari. Ishte shumë e bukur kur ai u ngjit në pemë dhe hëngri kungullin,- tha Viktoria, 10 vjeçe.
Me shumë oreks ishte edhe elefanti Hores, i cili hëngri gjithcka iu shërbye për festë, madje edhe vetë kungullin.
Fotografi Skulskiy tha megjithatë se pjesa më e madhe e kafshëve pëlqejnë të luajnë me kungullin sesa ti hanë ato.
Mund ta shihni se elefanti është i qetë. Secila kafshë ka reagimin e saj. Ndonjë prej tyr edhe ka frikë sepse mund të jetë dicka e re për ta. Gjithsecili ka karakterin e tij. Disa luajnë me kungullin sikur të jetë një top, -tha ai.
Kopshti zoologjik në Kiev është krijuar në vitin 1909 dhe është shtëpi e mbi 3 mijë kafshëve të 369 specieve të ndryshme.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter