Parada e shkollave te sambas për fëmijë ka hapur zyrtarisht shfaqjen e karnavaleve ne sambadromin e Rio De Janeiros ne Brazil. 17 grupe fëmijësh, me kostume shumëngjyrëshe, te moshës nga 5 deri ne 18 vjeç, kane kërcyer dhe i kane rene daulleve ne një spektakël te vërtetë. Çdo shkolle ka 30 minuta për te kryer performancen e saj ne sambadrom. Ne paradën e fëmijëve marrin pjese rreth 40 mije nxënës shkollash. Festivali pesëditor i sambes, i cili filloi te premten pritet te tërheqë rreth 1 milionë vizitore, vendas por edhe te huaj, duke tejmbushur edhe hotelet e rios. Për paradën e madhe te karnavaleve te këtij viti janë regjistruar 424 grupe. Spektakli i sambas ne Brazil është një aktivitet i përvitshëm qe tërheq vëmendjen e gjithë botes, për shkak te traditës dhe madhështisë qe ofron.


Shpërndaje