POLIAN- Mesditen e djeshme ne qytetin e Policanit eshte shenuar nje incident mes deputetit socialist Fidel Ylli dhe disa simpatizanteve te PD-se. Deputeti i Partise Socialiste Fidel Ylli eshte fyer dhe ofenduar nga disa simpatizante demokrate nderkohe qe nderhyrja e menjehershme e policise ka qetesuar situaten.




Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes tre qytetare nga Policani kane hedhur fyerje dhe batuta ofenduese ndaj deputetit te PS-se Fidel Ylli i cili ka mberritur ne pas ne rajonin e policise se qytetit ku ka bere kallezimin per ngjarjen ne fjale. Zedhenesja e policise se Qarkut te Beratit Valbona Qafa tha Rreth ores 1400 deputeti i Partise Socialiste Fidel Ylli ka mberritur ne posten e policise se qytetit te Policanit ku bere kallezimin ndaj Riza Lame Ajrulla Flamuri dhe Ladi Gurri banore te qytetit te Policanit.




Fidel Ylli i denoncoi shtetasit e mesiperm per ofendime dhe sharje gjate perfundimit te nje takimi qe ky i fundit ka zhvilluar me banoret e qytetit ku eshte shpalosur programi i kandidatit te kesaj partie per zgjedhjet e 8 majit Adriatik Zotkaj.