Pronat kanë rikthyer dhe njëherë konfliktet në Fier. Mësohet se dy persona janë goditur me sende të forta duke mbetur të plagosur rëndë. Shtetasit Ferim Alija , 54 vjec dhe Daniel Alija, 18 vjec janë goditur nga persona të tjerë si rezultat i këtij konflikti pronash. Ndërkohë dy të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital, nga ku mësohet se Danjel Alija ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa 54 vjec Ferim Alija është në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.