Rreth orës 09:30 flakët kanë përfshirë kodrat e fshatit Shtyllas, rreth 9 kilometra në jugperëndim të Fierit dhe pak minuta më pas masivin e pishave të bregdetit të Semanit.

Forcat e sektorit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit nga Zjarri pranë prefekturës së Fierit që kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë mundur të vënë nën kontroll flakët në pyllin e Semanit, ndërsa vazhdon operacioni në kodrat e fshatit Shtyllas ku sipërfaqja e vatrave të zjarrit është shumë e gjerë.

Nga të dhënat e para mësohet se sipërfaqja e përfshirë nga flakët në kodrat e Shtyllasit, që janë të mbuluara nga shkurre, por edhe të kultivuara me ullinj dhe vreshta, është rreth 3 hektarë ndërsa sipërfaqja e prekur nga flakët në pishat e Semanit shkon në rreth 8 dynymë.

Sa i takon shkaqeve ende nuk ka të dhëna nga grupet e eksperteve që po hetojnë për këto raste.
/Start/E.B/



                                                                                             2011-07-24 11:47