Ndryshimi


banka-e-shqiperise-INFOCIPKëshilli Mbikëqyrës i BSH i plotësuar me anëtarë të rinj, ndryshon Dokumentin e Politikës Monetare për vitin 2015. Ndryshimi i parë krahasuar me dokumentin e kaluar, ka të bëjë me objektivin kryesor të politikës monetare që është arritja dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve. Në praktikë, ky objektiv nënkupton arritjen dhe ruajtjen e një niveli të ulët, por pozitiv, të inflacionit. Në terma numerikë, BSH synon që rritja vjetore e çmimeve të konsumit në vend të jetë në nivelin 3%, pra një nivel fiks, jo siç ishte, plus ose minus 1. Ndryshimi tjetër ka të bëjë me shtimin e një instrumenti të politikës monetare. Ai ka të bëjë me komunikimin e kursit të ardhshëm të politikës monetare. Angazhimi në publik i BSH për të ndjekur një politikë të caktuar monetare në të ardhmen, i shërben uljes së pasigurisë në tregjet financiare dhe rritjes së efektivitetit të instrumenteve tradicionale të saj.


Ky shkrim Fiksohet 3% objektivi për inflacionin u publikua me pare te Gazeta SHQIP.