Shumice absolute per partine deri tani ne opozite Pheu Thai - eshte nje fitore e plote per kandidaten 44 vjecare kryesore Yingluck Shinawatra dhe per vellane e saj Thaksin te arratisur nga Tajlanda.


Anetare te entuziazmuar dhe zgjedhes te Partise Pheu Thai brenda dhe jashte zyres qendrore te partise ne Bangkok shume prej tyre me t-shirte te detyrueshme te kuqe- te gjithe ata festojne fituesen e zgjedhjeve Yingluck kryeministren e pare te ardhshme te Tajlandes dhe brohorasin per cdo qark elektoral te fituar. Gradualisht numri i mandateve ne parlament te cilat i ka te sigurta Pheu Thai shtohet dhe ne fund arrihet shumica absolute prej 500 vendesh ne parlament. Njeri nga te paret qe pershendeti eshte vete Thaksini i cili telefon me motren Yingluck


Sot ne mengjes para se te hidhte voten une i urova asaj gjithe te mirat kur dolen prognozat e urova dhe i thashe se tani ka para vetes pune te veshtira.


Tajlanda ndodhet tani para nderrimit te pushtetit i cili pritej javen e kaluar. Partia Pheu Thai e mbeshtetur nga kemishkuqte opozitare do te perpiqet per nje ndarje me te drejte te pasurise ne vend. Para se gjithash popullata e varfer e Tajlandes shpreson shume. Kryeministri ende ne pushtet Abhisit Vejjajiva shpresoi qe ne zgjedhjet e parakohshme do te arrinte te fitonte se bashku me partneret e koalicionit vota te mjaftueshme per te krijuar nje qeveri te re. Por partia e tij perfundoi me diference te madhe votash ne vend te dyte.


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zgjedhjet ne Tajlande


Dy ceshtje te rendesishme do te jene ne ditet dhe javet e ardhshme ne qender te vemendjes a do ta pranoje ushtria e Tajlandes e cila ndodhet ne anen e Abhisitit ndryshimin e pushtetit apo do te kete puc- dhe a do te kthehet ne Tajlande Thaksin Shinawatra i cili ishte prej vitit 2001 deri 2006 kryeminister i Tajlandes pa iu dashur qe te kryeje denimin e tij me dy vjet burg ne Tajlande. Thaksinin e paten denuar per shperdorim detyre. Vete Thaksini qe nga Dubai ku ndodhet ne mergim nuk le asnje dyshim per synimet e tij


Une ua thashe mbeshtetesve te mi se dua te kthehem ne Tajlande. Por megjithate dua te pres momentin e duhur.


Po thote Thaksini ai pret natyrisht rezistence por e madhe ajo nuk do te jete. Motra e tij Yingluck e cila e nisi karrierensi force e lehte politike por qe nderkohe eshte bere nje figure drejtuese politike e pranuar gjeresisht ne Tajlande tani duhet te jete ne gjendje te arrije pajtimin e veshtire ne shoqerine e percare thellesisht te Tajlandes midis kemishekuqve dhe kemisheverdheve. Nje kthim i afert i te vellait ate nuk do ta ndihmonte.


Autor Udo Schmidt/ Auron Dodi


Redaktoi Elert Ajazaj