Borussia Dortmund ka arritur fitoren e shumë kërkuar. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp, ka mposhtur në shtëpi Hoffenheim, me rezultat 1:0.




Goli i vetëm i kësaj ndeshje, u shënua në pjesën e parë.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Gundogan në minutën e 17’, shënoi për epërsinë e Dortmundit, goli i të cilit doli të jetë vendimtar në fund.




Kjo ishte fitorja e katërt e Dortmundit këtë edicion, pas 14 ndeshjeve, ku ka regjistruar edhe 2 barazime dhe 8 humbje./Indeksonline/