malaysianZhdukja e avionit të Malaysia Airlines vazhdon të habisë shumëkënd.


Por një libër i fundit pretendon se zhdukja e fluturimit MH370 ishte e qëllimshme dhe e kalkuluar.


Libri është shkruar nga një pilot dhe një gazetar nga Zelanda e re.


Ewan Wilson dhe Geoff Taylor thonë se kanë përdorur procesin e eliminimit për të bindur lexuesin se kjo tragjedi nuk ishte një aksident.


Wilson tha për mediat e vendit të tij se e vërteta pas humbjes së këtij avioni do të shokojë publikun që udhëton me avionë.


Për herë të parë ne prezantojmë një analizë të detajuar të fluturimit, rrugën e pabesueshme që ndoqi dhe se kush po e drejtonte avionin në momentin kur ra në Oqeanin Indian.


Taylor thotë se ata kanë udhëtuar në Malajzi për të intervistuar autoritetet dhe familjarët e atyre në avion.


Autoritetet nuk duan të pranojnë publikisht të vërtetën. Por ajo që ndodhi ishte e qëllimshme dhe e përllogaritur. Kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë dhe nuk duhet lejuar të ndodhë.


Nga ana e saj, Australia vazhdon kërkimet për avionin, duke angazhuar një anije holandeze, e aftë për të bërë kërkime në thellësi.