Janë javë delikate për zbulimin amerikan. Stephen Kappes, i mbiquajturi "i urti" dhe numri dy i CIA-s vendosi - ndoshta i mirëkëshilluar - të dalë në pension të parakohshëm. Thashetheme që përfliten në Uashington i atribuohen zgjedhje - kuptohet kryesisht të polemikës së trishtuar pas 30 dhjetorit 2009, një ditë ku agjenti arab, Khalil Abu-Mulal al Balawi, doli fatkeqësisht një agjent i "dyfishtë" i Al-Kaedës, kur besohej se ishte agjent i infiltruar i shërbimeve sekrete jordaneze brenda organizatës terroriste Al-Kaida, të Bin Laden, ai në të vërtetë u transformua në pak ditë në një kamikaz plot eksploziv në bazën amerikane në Khost, Afganistan, duke vrarë 7 veta: 6 agjentë të CIA-s dhe një punonjës të shërbimit sekret të mbretit jordanez, Abdullah.
Stephen Kappes, siç ka qenë gjithmonë i mbështetur nga demokratët, po ashtu ka qenë shumë i kundërshtuar nga republikanët neo-konservatorët; vetëm pak para tragjedisë në Khost, kishte lajmëruar presidentin Obama për angazhimit e arabit, që më pas doli si pabesë.
Burime jozyrtare thonë se Michael Sulick, kreu aktual i operacioneve klandestine të Kompanisë (kështu e quajnë vetë agjentët e CIA-s shërbimin e tyre), i cili është i lidhur me një miqësi të vjetër me Kappes, mund së shpejti të ndjek po këtë të rrugë, duke braktisur një rol shumë delikat.
Sidoqoftë, Michael Morrell, analist i vlerësuar dhe veteran i shërbimit sekret është bërë zëvendës i shefit të madh Leon Panetta, duke mbajtur shpresa të drejta për të qenë Ai pasardhësi, kurse Fran Moore dhe Stephanie O’Sullivan kanë marrë respektivisht pozicionin numër tre dhe kreun për menaxhimin e aktiviteteve të përditshme të Kompanisë.
Organet e Agjencisë së shërbimeve inteligjente, qysh në fillim, duket se e kanë pëlqyer ngritjen e kolegut të tyre Morrell, i cili është njeriu që pas 11 shtatorit 2001 ka ndjekur hap pas hapi, Presidentin e atëhershëm, Xhorxh W. Bush,në orët pas sulmeve të arkitektuara nga sheiku i terrorit, Bin Laden dhe pasuesit e tij.
Këto lëvizje janë të rëndësishme dhe ka të ngjarë të prodhojnë ndryshime në linjën e Agjencisë, CIA, sidomos në lidhje me menaxhimin e misioneve më të vështira në territoret e botës ku Amerika lufton si mendjet po ashtu dhe zbatuesit materialë të terrorit fondamentalist islamik. Sinjali më i lexueshëm është ngritja e menjëhershme politike dhe mediatike e John Brennan, Zv/këshilltar i sigurisë të Shtëpisë së Bardhë dhe pika e referimit më influencë tek presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, mbi këto çështje.
Ndërsa Central Intelligence Agency (CIA: Agjencia Qendrore e Inteligjencës) po bën se kush ikën dhe kush vjen; FBI-ja sheh ngritje në shkallët e pushtetit të Sean Joyce, të cilit i është besuar mbikëqyrja e divizionit që merret me anti-terrorizmin dhe armët e shkatërrimit në masë, duke humbur kështu Philippe Mudd, një ekspert më në zë të organizatës terroriste Al-Kaeda, i cili ka dalë në pension në mënyrë paksa misterioze pa dhënë ndonjë shpjegim të saktë (hipnotizohet se ka lidhje me affaire Al Nashiri).
Kurse NSA, agjencia qeveritare që mbikëqyr sigurinë e brendshme dhe ka një buxhet të konsiderueshëm, së fundmi, po ndeshet me një tjetër rast të rrjedhjes së informacionit të fshehtë. Një Juri në qytetin e Baltimorës ka paditur ish-zyrtarin e lartë, Thomas A. Drake, i cili është caktuar në zyrën “Signals Intelligence and Engineering” (byroja e sinjaleve të inteligjencës dhe Inxhinierisë), sepse i ka kaluar përmes postës elektronike qindra materiale e të dhëna mbi mungesat e theksuara të National Security (Sigurimit Kombëtar) një gazetari, që besohet se është i identifikuar me personin dhe gazetarin, Siobhan Gorman, i cili aktualisht punon në gazetën e mirënjohur Wall Street Journal, por që midis viteve 2006-2007, ishte i punësuar në gazetën “Baltimore Sun ", ku shkroi një seri artikujsh të detajuara mbi këto dyshime dhe mungesa.
Gjenerali me tre yje, Keith Alexander, drejtor i NSA, përpos detyrës së rrezikshme të qeverisjes së strategjive të luftës kibernetike (cyberwar), po mundohet për kontroll dhe masa të rrepta për vartësit e tij.