Fondi Monetar Nderkombetar eshte pak me optimist per rritjen ekonomike globale nderkohe qe vendet evropiane kane marre masa per tu perballuar me krizen e tyre te borxheve dhe ekonomia amerikane u rrit pak me shpejt.


Duke folur sot per Panoramen Ekonomike Boterore te FMN-se drejtori i saj i kerkimeve Olivier Blanchard tha se ekonomia globale ka qene ne levizje shume te shpejte gjashte muajt e fundit duke shkaktuar nje qetesi te pasigurt.


Raporti i Fondit Monetar Nderkombetar vjen nderkohe qe zyrtare nga shume vende anetare te FMN-se dhe Bankes Boterore mblidhen kete jave per bisedime ne Uashington.


Zoti Blanchard tha se ekonomia boterore do te zgjerohet me rreth 3.5 per qind kete vit dhe pak me te shpejte vitin e ardhshem. Raporti thote se tregjet ne zhvillim do te vazhdojne te rriten me shpejt se ekonomite e zhvilluara.


Per shembull ekonomia e Shteteve te Bashkuara do te zgjerohet me 2.1 per qind kete viti Evropa do te tkurret me 03 per qind ndersa ekonomia kineze do te zgjerohet me me shume se 8 per qind.