Fondit Monetar Nderkombetar nuk do te largohet nga Shqiperia, por thjesht perfundon programin 3-vjecar qe ka nenshkruar me qeverine. Reagimet e shumta nga ana e opozites per largimin nga Shqiperia te FMN-se, kane detyruar perfaqesuesen e perhershme te FMN-se ne Tirane, Anne Margaret Westin, qe te sqaroje pozicion e ketij institucioni ne raport me vendin tone. "Ne janar te vitit 2009, programi aktual 3-vjecar i FMN-se me qeverine e Shqiperise, i mbeshtetur nga marreveshjet e kombinuara PRGF (Fondi i Reduktimit te Varferise dhe Rritjes Ekonomike) dhe EFF (Fondi i Zgjeruar) do te perfundoje, duke supozuar se rishikimi i gjashte dhe i fundit do te perfundohet ne kohe", deklaroi Westin, dje ne nje deklarate per shtyp. Sipas saj, programi aktual eshte i gjashti qe Shqiperia ka me FMN-ne, si dhe i katerti afatgjate. Qe ne fillim te tij, pritej qe ky do te ishte programi i fundit PRGF me Shqiperine, i cili eshte konceptuar per vendet me te varfra. Lidhur me mundesine e nenshkrimit te nje marreveshje te re, Westin, theksoi se "nese autoritetet shqiptare jane te interesuara, FMN-ja eshte gati per diskutuar te tjera tipe programesh qe mund te vazhdojne kur programi aktual te mbaroje. Nje program i tille do te perqendrohej perseri ne ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, por do te permbante me pak kushte per reformat strukturore dhe mund te permbajne ose jo akses per financime nga Fondi. Te tilla marreveshje mund, per shembull, te kene formen e nje marreveshjeje te rregullt ose paraprake te gatishmerise (Stand-By)". Nderkohe, duke u bazuar ne eksperiencen e vendeve te tjera ku punon FMN, rezulton se kerkesa per nje marreveshje te re vjen nga autoritetet. Megjithate, kjo ceshtje mbetet per tu diskutuar me qeverine gjate mbledhjeve te ardhshme vjetore ne Uashington ne mes te tetorit, si dhe gjate misionit te fundit te rishikimit ne Tirane ne fillim te nentorit.