Maturantet do ta marrin formularin qe te "familjarizohen" me te dhe ta plotesojne, pas rezultateve te D1 dhe D2


Formulari A2 pritet te shperndahet diten e hene, per te gjithe maturantet qe duan te vazhdojne studimet e larta. Lajmi behet i ditur nga burime prane APRIAL-it, te cilat thone se gjithcka do te realizohet brenda afateve te parashikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Keshtu, deri te henen vertet qe maturantet nuk do te jene njohur me rezultatet e te dy provimeve me detyrim, por ama ata do te mund te "familjarizohen" me te, ne menyre qe kur te vije koha, te jene te bindur per ate qe do te plotesojne.


Shperndarja


Per shperndarjen e formularit A2, ndiqet logjika qe nje gje e tille te ndodhe, pasi maturantet te jene njohur me rezultatet e provimeve me detyrim. Kjo, ne menyre qe ata te mund te perllogaritin me perafersi se edhe sa pike iu duhet te marrin ne provimet me zgjedhje. E ne kete menyre, ata do te mund te zgjedhin lendet ku ndihen me te afte, duke mos rrezikuar humbjen e nje viti akademik. Keshtu, ndersa rezultatet e provimit te Letersise u shpallen dje pasdite, te Matematikes pritet te dalin ne harkun kohor 20-25 qershor. Megjithate, shperndarja e parakohshme e formularit do te behet me qellim qe maturantet te njihen me te gjitha deget qe gjenden aty dhe te binden se cilat prej 210 degeve, duan te zgjedhin.


Plotesimi


Plotesimi i formularit te preferencave duhet te nise ne mbyllje te muajit qershor, kohe ne te cilen do te jene publikuar edhe rezultatet e arritura nga secili kandidat ne dy provimet e detyruara. Duke pasur keto rezultate, duke ditur edhe koeficientet e llojit te deges dhe ato te shkolles se mesme, me formulen e gatshme te llogaritjes se komponenteve te matures, cdo kandidat do te mund te percaktoje vete piket qe mund te mbledhe. Keto pike mund t'i krahasoje dhe me piket minimale per cdo program studimi te vitit te shkuar. Bazuar ne kete krahasim, vete maturanti do te mund te identifikoje se ne cilen dege rezultatet e tij, jane me afer kuotes se percaktuar per t'u pranuar, cka e ben me te lehte mundesine e renditjes se atyre programeve, qe e bejne fitues sipas rendit perkates. Megjithate, ne kohen e plotesimit te formulareve ne shkolla do te shperndahen persona eksperte, qe do te orientojne maturantet ne plotesimin e duhur si dhe ne shmangien e gabimeve qe mund t'i skualifikojne ata. Nje risi per kete vit eshte se mosrenditja e 10 preferencave ne formularin A2, nga maturantet qe konkurrojne per ndjekjen e shkolles se larte gjate vitit te ardhshem akademik, nuk do te shoqerohet me penalizime, ashtu sic eshte vepruar vitet e shkuara. Ne rregulloren e provimeve per 2009-n eshte percaktuar se kandidatet do te hyne ne garen e pranimit ne universitet me preferencat qe do te duan, ndonese kuadratet perbri dhjete degeve nuk do te plotesohen te gjitha nga e para tek e fundit.


Formulari A2, sivjet 500 leke me lire


Specialistet e Ministrise se Arsimit dhe Shkences, jane duke menduar per uljen e mundshme te vleres se formularit A2 qe plotesohet nga maturantet qe duan te vazhdojne shkollen e larte. Keshtu, nga 2 mije leke qe ka qene deri tani, pritet qe kete vit, formulari A2 te kushtoje 1500 leke per secilin maturant. Nje nisme e tille pritet qe te ndermerret per shkak te rritjes se vleres qe duhet paguar, ne rastet kur maturantet kerkojne rivleresim te testit, qe ne total nje rivleresim shkon 1600 leke. Pak kohe me pare, Ministria e Arsimit dhe Shkences vendosi te rrise ne maksimum shumen qe duhet te paguajne maturantet per korrigjimin e gabimeve ne vleresimin e testeve, te bera nga vleresuesit e tyre. Keshtu, gabimet e mundshme ne vleresimin e testeve te Matures, te bera nga korrigjuesit e testeve, do te mund te ndreqen vetem nese maturantet do te paguajne tarifat e percaktuara nga MASH-i, qe arrijne ne shuma mjaft te larta per xhepin e tyre.