Duke kërkuar mospërsëritjen e problemeve që u regjistruan në zgjedhjet e 2009-tës, forumi civil 2010, kërkon ndryshimin e kodit zgjedhor para zgjedhjeve lokale të 8 majit. Dy ish presidentët Mosiu e Mejdani, konstitucionalistë dhe juristë kane paraqitur propozime konkrete që sipas tyre do conin në mos kontestimin e zgjedhjeve.

 


Ndërsa ish presidenti Mediu e vuri theksin tek transparenca e financimit të fushatave elektorale si dhe deklarimi i pasurisë së kandidatëve për t`u zgjedhur.

 


I pranishëm në konferencë, Ambasadori i OSBE Eugen Wolfarth tha se nuk ka më kohë për ndyshimin e kodit zgjedhor. Sipas tij edhe kodi aktual mund të mundësojë zgjedhjet e duhura. Forumi vlerësoi se nëse nuk realizohen ndryshimet në kod atëherë rrezikohet që pas 8 majit të kemi një tjetër krizë edhe më të rëndë.