Ermonela FelajMinistrja pa portofol për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj, është kapur sot nga fotografët në hyrjen e Partisë Socialiste, me rastin e mbledhjes së grupit parlamentar të forcës së majtë.

Të enjten e kaluar, Felaj u bë ndoshta gabimisht shënjestra e goditjes me vezë nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët donin të godisnin kryeministrin Edi Rama.

Felaj shquhet për devotshmërinë ndaj kryeministrit, aq sa kur u emërua si ministre, fjalimin e saj të parë e kishte me një përmbajtje ku nuk thuhej asgjë se si do ta bënte punën, kryesisht kishte por me falenderime dhe dedikime mirënjohëse për shokun Edi Rama, sikurse e quajti Blendi Klosi pak kohë më parë.

Felaj dukej se kishte marrë veten mitë pas goditjes me vezë dhe këtë e dëshmon edhe vetëbesimi i saj i lartë, me veshjen e një fundi të kuq mbi gju.

Sidoqoftë, Felaj do e ketë kuptuar tashmë nën breshërinë e vezëve, se karrigia shumë pranë Ramës, nuk është gjithnjë fat dhe privilegj...