Banoret jane zgjuar vone ne mengjesin e sotem e pasi kryejne punet e para te mengjesit Franceska i kerkon Ermalit ti sjelle mengjesin ne krevat dhe i ben listen e gjerave qe do ti sherbehen. Ermali e imiton teksa ajo flet por nuk ia ploteson kerkesen e thote se ia ka sjelle gjithe keto dite mengjesin ne krevat.



Franceska shkon ne kuzhine per te pergatitur mengjesin ku gjen dhe Liamin e me pas u bashkohet dhe Genta per te bere nje embelsire. Ermali e Liami dalin ne oborr e bisedojne per tema te ndryshme. Arbri shkon prane tyre e Ermali fillon te beje shaka me te duke u shprehur se kur te dale nga shtepia e BB do te jete i njohur per njerezit e te gjithe do ta respektojne ne rruge.



Se fundi te gjithe banoret mblidhen ne oborr e bisedojne se bashku. Liami u tregon se si e kalon nje dite te zakonshme ne Gjermani e teksa Liami rrefehet Genta Ermali e Arbri e ndjekin tregimin e Liamit me veprime duke krijuar momente gazmore.