Fraskion+ ka uruar presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçin për postin e të parit të shtetit, raporton Indeksonline.




Në urim, Fraskion+ uron Thaçin që fitoren e tij ta shndërroj në fitore për të mirën e qytetarëve dhe për kthesa të mbara në të gjitha fushat.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Lexoni urimin e plotë:




Urimi nga Fraksion + me rastin e përzgjedhjes së zotit Hashim Thaçi President të Republikës së Kosovës




I nderuari, Z. President i Republikës së Kosovës,




Urojmë që fitoren Tuaj si President i Republikës së Kosovës, ta shndërroni në fitore për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj, për kthesa të mbara në të gjitha fushat dhe drejtimet.




Gjatë presidencës Suaj urojmë që Republika e Kosovës të arrijë suksese për rimëkëmbjen e vlerave kombëtare e civilizuese, për shtetndërtim, zhvillim demokratik dhe ekonomik, prosperitet të përgjithshëm dhe mirëqenie të shoqërisë sonë, për të cilat u bënë sakrifica të panumërta të kombit tonë.