DW Ne cmase eshte ne gjendje shtysa per Serbine per te arritur statusin e vendit kandidat per ne BE ta zvogeloje apo ta largoje potencialin per konflikt me Kosoven
Freizer Mendoj se mundesia e Serbise per te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian eshte ende nje shtyse shume e forte per qeverine aktuale ne Serbi qe te beje kompromise dhe te normalizoje marredheniet me Kosoven. Nese e hedhim veshtrimin ne ate cka ka ndodhur ne gjashte muajt e shkuar qe prej ngjarjeve te veres kemi vene re se ka pasur nje ndryshim dramatik te gjuhes se perdorur nga Beogradi per sa i takon veriut te Kosoves. Kemi pare se si ata qeveria e Beogradit kane marre pjese ne dialogun me Kosoven per te bere hapa perpara atje dhe per te lidhur marreveshje gje qe ne te kaluaren do te na kishte surprizuar sikur te ndodhte. Prandaj mendoj se kandidatura per ne BE eshte ende nje shtyse mjaft e madhe per qeverine aktuale per te ndermarre hapa per normalizimin me Kosoven.
DW A jane serbet e veriut nje ndryshore me vete ne kete ekuacion te Kosoves
Freizer Po sigurisht. Problemi eshte pozicioni i serbeve qe jetojne ne veri. Ekziston prirja e pershtypjes ne Kosove dhe ne bashkesine nderkombetare qe Beogradi mund ne njefare menyre te shtype butonin dhe serbet qe jetojne ne veri do te duhet te bindeshin menjehere ndaj asaj qe u thuhet. Kerkimet qe kemi kryer ne te Grupit Nderkombetar te Krizave gjate gjashte muajve te kaluar kane gjetur se serbet e Kosoves qe jetojne ne veri jane nje ndryshore e vecante dhe qe ata bejne nje mbrojtje energjike kundrejt Beogradit. Vecanerisht disa prej kryetareve te komunave te cilet jetojne aty refuzojne ndonjehere tu binden instruksioneve qe vijne nga Beogradi. Prandaj njerezit qe banojne ne veri duhen trajtuar ndaras me ta duhet folur drejtperdrejt dhe ata duhen perfshire ne diskutimet qe po zhvillohen midis Prishtines dhe Beogradit.
DW Cila duhet te jete qasja e qeverise se Kosoves ne kete mes
Freizer Ketu do te thosha dhe kjo rekomandohet edhe ne raportin tone te publikuar dje 02.02 Kosova dhe Serbia Pak vullnet i mire i thjeshteson mjaft gjerat qe Prishtines i duhet te vendose nje lidhje kuptimplote me serbet e Kosoves qe jetojne ne veri. Natyrisht kjo eshte e veshtire dhe autoritetet ne Prishtine me kane thene mua dhe kolegeve te mi se jane perpjekur te flasin direkt me njerezit ne veri dhe ajo qe themi ne kete pike eshte E para Beogradi duhet tua beje krejt te qarte njerezve ne veri qe ata duhet te flasin me Prishtinen dhe e dyta eshte qe Prishtina duhet te zhvilloje nje strategji mjaft afatgjate graduale per te perfshire ne kete proces njerezit ne veri. Gjerat nuk do te ndryshojne brenda nates madje as brenda nje a dy vjetesh. Do te lipsen shume perpjekje dhe ndertim besimi ngritje konfidence dialog per tia dale qe njerezit ne veri se paku ti besojne Prishtines. Nuk do te them se ata do te mbarojne ndonjehere qe te drejtohen prej Prishtines por se paku duhet ti besojne asaj dhe te kuptojne bazat e kushtetutes se Kosoves dhe te planit Ahtisaari dhe te kuptojne se do te marrin te drejta sinjifikative brendaperbrenda Kosoves.
DW Si i vleresoni veprimet e Vetevendosjes per te bllokuar hyrjen e mallrave serbe ne Kosove mbeshtetur ne zbatimin e reciprocitetit
Freizer Sigurisht Vetevendosja eshte nje parti mjaft interesante dhe lipset te ndiqet nga mjaft afer sepse ata perfaqesojne nje pjese te popullit ne Kosoves e cila eshte e pakenaqur me gjendjen aktuale brenda vendit. Prandaj nuk mendoj se levizjet e Vetevendosjes mund te lihen teresisht pa u marre parasysh. Mirepo sigurisht ne kete kryqezim ata nuk jane vecanerisht ndihmes per sa i takon mbeshtetjes se dialogut Kosove-Serbi. Pra do te thosha se ajo Vetevendosja duhet pare ne dy menyra Njera menyre pranon qe Vetevendosja ka influence dhe nje nivel te mire perkrahjeje por nga ana tjeter gjithashtu disa prej veprimeve te saj shihen me sy kritik sepse po qe se po kerkojme stabilizim rajonal dhe normalizim midis Kosoves dhe Serbise ndoshta veprimet e Vetevendosjes ne terren nuk jane te dobishme se ne kete moment.
Autor Elert Ajazaj
Redaktoi Lindita Arapi
Â