Zhvillimet me te fundit ne vend rreth mbarevajtjes se zgjedhjeve te cilat do te mbahen ne 12 dhjetor ishte tema e cila eshte diskutuar nga kreret e Partise Fryma e Re Shpend Ahmeti dhe Ilir Deda me ambasadorin amerikan ne Kosove Christopher Dell.


Ne njoftimin per media te FER-it thuhet se ne takimin e tyre te pare zyrtar me perfaqesuesin diplomatik te Shteteve te Bashkuara te Amerikes perfaqesuesit e partise Fryma e Re shprehen mirenjohje per rolin qe SHBA-te e kane luajtur vazhdimisht ne mbeshtetjen per shtetin e Kosoves.

Fryma e Re ka i ka meshuar fuqimisht faktit qe zgjedhjet e para parlamentare ne Kosove te jene te lira dhe demokratike.

Duke qene se keto jane zgjedhjet e para parlamentare qe mbahen ne Kosoven e pavarur ne kete takim me Ambasadorin Dell ne kemi perseritur kerkesen tone qe bashkesia nderkombetare brenda kompetencave qe ka ta luaj rolin e vet per te siguruar qe me 12 dhjetor 2010 te zhvillohet nje proces i lire dhe demokratik ka thene Shpend Ahmeti kryetar i Keshillit drejtues te Frymes se Re.