Dita Botërore e Teatrit - Në këtë botë të pushtetit të padrejtë, në të cilën urdhra të ndryshëm egjemonike kërkojnë të na mbushin mendjen se një komb, një racë, një preferencë seksuale, një fe, një ideologji apo një kontekst kulturor është më superior se një tjetër, si mundet të jemi të mbrojtur kur pretendohet që artet duhet të fshihen nga axhendat sociale?


Brett Bailey*


brett_baileyKudo që është shoqëria njerëzore, manifestohet fryma e papërmbajtshme e teatrit. Nën pemë e në grupet e vogla dhe në skenat e teknologjisë së lartë të metropoleve botërore; në mjediset e shkollave në fusha dhe në tempuj, në lagjet e varfra, në sheshet urbane, qendra të komunitetit dhe në bodrumet e brendshme të qytetit, njerëzit mblidhen për të ndarë së bashku në atë pak kohë të botës teatrore që krijojmë, për të shprehur kompleksitetin tonë njerëzor, diversitetin tonë, dobësinë tonë, në trup dhe frymë e zë. Ne mblidhemi për të qarë dhe për të kujtuar, për të qeshur dhe menduar, për të mësuar dhe për të afirmuar dhe për të imagjinuar. Për tu mrekulluar në aftësitë e teknologjisë e nga ana tjetër për të mishëruar perënditë. Për të frymuar së bashku në kapacitetin tonë mbi të bukurën, të shëmtuarën dhe dhembshurinë. Mblidhemi të japim energji dhe të forcohemi. Të kremtojmë pasurinë e traditave tona të ndryshme dhe për të fshirë  kufijtë që ne na ndajnë. Kudo që është shoqëria njerëzore, manifestohet fryma e papërmbajtshme e Teatrit. E lindur nga komuniteti, ajo vesh maskat dhe kostumet e traditave tona kaq të larmishme. Mbron dhe forcon gjuhët tona, ritmet, gjestet dhe zë vend midis nesh. Dhe ne artistët që punojmë me shpirtin e antikitetit, e ndiejmë për detyrë ta transmetojmë atë nëpërmjet zemrës sonë, ideve tona, trupave tanë për ta shpërfaqur këtë realitet me të gjithë mondanitetin, shkëlqimin dhe misterin që e karakterizon.


fa12_brett_bailey_medeia_c_peter_hugo_and_brett_bailey


Por, në këtë epokë, ku miliona njerëz luftojnë për të mbijetuar, vuajnë nën regjime shtypëse, në kapitalizmin grabitqar ku villet konflikt dhe mizori, në këtë epokë ku jeta private dhunohet nga shërbimet sekrete dhe fjalët tona censurohen, ku pyjet asgjësohen speciet shfarosen dhe oqeanet helmohen: çfarë duhet të ndiejmë për detyrë se duhet të shpërfaqim?  Në këtë botë të pushtetit të padrejtë, në të cilën urdhra të ndryshëm egjemonike kërkojnë të na mbushin mendjen se një komb, një racë, një preferencë seksuale, një fe, një ideologji apo një kontekst kulturor është më superior se një tjetër, si mundet të jemi të mbrojtur kur pretendohet që artet duhet të fshihen nga axhendat sociale? A jemi ne artistët e skenave dhe arenave duke u përshtatur me kërkesat aspak shpirtërore e emocionale të tregut të sotëm, apo jemi duke mbajtur fort fuqinë që kemi: për të krijuar një hapësirë në zemrën dhe mendjen e shoqërisë, për ti mbledhur njerëzit përreth vetes, për ti inspiruar, mrekulluar dhe informuar dhe për të krijuar një botë plot me shpresë dhe me një bashkëpunim të sinqertë?


 


*Dje ishte Dita Botërore e Teatrit. Teatri Kombëtar shqiptar iu bashkua kësaj dite duke shpërndarë mesazhin që çdo vit një personalitet i kësaj fushe bën për të gjithë ata që e duan teatrin. Personazhi i këtij viti ishte Brett Baily, dramaturg dhe regjisor nga Afrika e Jugut.


Ky shkrim Fryma e papërmbajtshme e teatrit u publikua me pare te Gazeta SHQIP.