Durres - Policia e Durresit arrestoi mengjesin e djeshem nje 35-vjecar nga Tirana, i cili ishte denuar ne mungese me 2 vjet e gjysme burg, per vepren penale te vjedhjes me dhune, ne bashkepunim. Burime zyrtare nga policia thane se Klodian Krasniqi, 35 vjec, u kap ne qytetin bregdetar, pasi ishin siguruar informacione per vendndodhjen e tij. Mesohet se i riu ishte denuar ne mungese nga Gjykata e Durresit pak muaj me pare. Ndersa kishin zbuluar krimet e vjedhjeve te ndryshme me dhune, uniformat blu kishin kaluar ceshtjen per hetim ne prokurori e me pas ne gjykate, ku Krasniqi ishte denuar ne mungese.