Pasi Kosova i dërgoi notë proteste Sllovenisë, për ndalesën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, janë ndier efektet e para të ftohjes së marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Lubjanës. Arbresh.info merr vesh nga burime mirë të informuara se shteti i Sllovenisë i ka refuzuar vizat Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi kanë kërkuar nga Lubjana viza të udhëtimit për në Evropë.




Ministri i Punëve të Brendshme ka kërkuar nga shteti i Sllovenisë që t’i pajis me viza stafin e tij për udhëtime zyrtare, mirëpo ka marr një përgjigje negative. Më pas Hyseni i është drejtuar ambasadës Italiane ku ka kërkuar viza për stafin e tij.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Ambasada Italiane është treguar më ‘dorë shlirë’ dhe i ka pajisur stafin e Hysenit me viza 1 vjeçare. Arbresh.info merr vesh se arsyeja e refuzimit të vizave ka ndodhur pasi Kosova i dërgoi notë proteste Sllovenisë, ku përmes një rezolute në Kuvend, deputetët votuan pro që shtetit Slloven t’i tërhiqet vërejtja për ndaljen e liderëve nga Kosova. Më herët edhe Agim Çeku dhe Hashim Thaçi ishin ndaluar nga autoritetet sllovene për shkak të një urdhër arresti që ekzistonte nga Serbia./Arbresh.info/