Pogradeci nuk e njeh  faktorin fushë kundërshtare. Kampioni i dimrit të Kategorisë së Parë ia doli të fitojë 2-1 edhe në një fushë të vështirë si ajo e Burrelit.



Fitorja e shtatë rresht e liqenorëve të Ylli Çekiçit, e që nuk humbet prej 24 tetorit, kur u thye 1-0 në Gjirokastër nga Luftëtari vendas.



12 fitore në 15 ndeshje është një rekord për t’u admiruar, e në favor të kësaj statistike është dhe diferenca prej pesë pikësh ndaj vendit të dytë, Kamzës, 32 pikë. 



Kamza fitoi 1-0 ndaj Lushnjës, një rivali direkt për një vend në Superligë, duke i spostuar lushnjarët në vendin e gjashtë.

   

Apolonia ruajti me fanatazimë vendin e tretë pas fitores së ngushtë 1-0 ndaj Tërbunit të Pukës.



Tomori regjistroi një fitore të thellë 6-1 ndaj një Bilishti Sport aspak të impenjuar në sfidën kundër beratasve.



Gramozi dhe Vlora u argëtuan me njëri-tjetrin në ndeshjen e përfunduar 5-3 për kolonjarët e Ilir Qirjakos.



Mamurrasi dhe Besëlidhja u ndanë në barazim pa gola.



Partizani hodhi një tjetër hap të gabuar duke humbur në kryeqytet 2-1 me Luftëtarin, në humbjen e 9-të të kuqve, që nuk fitojnë prej shtatë ndeshjesh, qysh kur fitoi 2-0 me Gramozin në javën e 8-të, më 6 nëntor.



Gramshi fitoi 2-0 sfidën me Adën, por duke mbetur sërish i fundit, me të dyja skuadrat në kuotën e 10 pikëve, por me Adën që ka një ndeshje më pak.



Tërbuni, Ada, Gramozi dhe Besëlidhja kanë për të luajtur edhe nga një ndeshje në përfundim të fazës së parë.







KATEGORIA E PARË

JAVA 15



Sot, 23 dhjetor 2010





Apolonia-Tërbuni 1-0
Gramozi-Vlora 5-3
Tomori-Bilisht S. 6-1
Burreli-Pogradeci 1-2
Mamurrasi-Besëlidhja 0-0
Partizani-Luftëtari 1-2
Gramshi-Ada 2-0
Kamza-Lushnja 1-0


RENDITJA





Pogradeci 37
Kamza 32
Apolonia 30
Tomori 29
Mamurrasi 23
Lushnja 22
Gramozi 22
Besëlidhja 21
Luftëtari 19
Bilisht S. 17
Vlora 16
Burreli 15
Tërbuni 15
Partizani 14
Ada 10
Gramshi 10





Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 23 Dhjetor 2010