Ministri në detyrë, Gent Cakaj ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e diplomacisë nga ata që ai i cilësoi si miq e krushqi.
Mësohet se Cakaj ka vendosur shkarkimin e 28 diplomatëve shqiptarë, të cilët thuhet se nuk përmbushin kriteret e ligjit për shërbimin diplomatik dhe janë te emëruar jashtë sistemit.
Ndërkohë, mësohen disa prej emrave që do lënë detyrën që mbajnë. Diplomatët e shkarkuar janë: Marin Meksi, Florian Nova, Laureta Minga, Enkeleda Ramizi, Artur Porpollogu, Ardian Mara me shërbim në Bruksel, Adhurim Resuli në Vjenë, Novruz Ceta, dhe Sarandi Napo në Bullgari, Bruna Koço dhe Blerta Derhemi në Bruksel, Inida Methoxha në Turqi si dhe Marsela Xhixho në Danimarkë.
Emra të tjerë që lëvizen ose shkarkohen:
Në total, mësohet se nga reforma do të lëvizen 28 persona, të cilët nuk përmbushin kriteret e ligjit për shërbimit diplomatik dhe janë të emëruar jashtë sistemit.
Kështu, nga detyra do të lirohen gjithashtu edhe Edmond Caca, punonjës në Ambasadën shqiptare në Londër, Fatjon Demnderi, në misionin e Shqipërisë në Gjenevë të Zvicrës
Ne Misionin ne Nju Jork, lirohet nga detyra edhe Arben Idrizi, ndërsa për Eltion Vërleni është urdhëruar kthimi në atdhe për të shërbyer sipas nevojave të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Nga detyra shkarkohet edhe Xhuljeta Keko, pjesë e ambasadës shqiptare në Hagë.