"Gara për 28 qershorin, nuk është një garë personale, por gara mes së vjetrës dhe së resë, së shkuarës dhe së ardhmes”- tha Rama në takimet elektorale në Corovodë dhe Polican. 

SKRAPAR- Kryetari i PS-së Edi Rama vijoi turin e tij në qytetet Corovodë dhe Polican të rrethit të Skraparit. Rama premtoi se në këto 4 vite PS do të bëjë për Skraparin aq sa politika e vjetër nuk ka bërë për 18 vite. “Gara për 28 qershorin, nuk është një garë personale, por gara mes së vjetrës dhe së resë, së shkuarës dhe së ardhmes”- tha Rama

Kjo është beteja për fëmijët që nuk kanë libra e nuk shkojnë në shkollë. Kjo është beteja për pensionistët që nuk kanë ilace dhe nuk paguajnë dot faturën e energjisë. Kjo është beteja për Shqipërinë e gjunjëzuar nga varfëria. Për Shqipërinë e sfilitur nga papunësia, për Shqipërinë e goditur nga dhuna dhe e kërcënuar nga analfabetizmi e korrupsioni”- theksoi kryesocialisti Rama.

Më tej Rama tha se për 18 vjet Skrapari ishte izoluar gjeografikisht nga politika e vjetër dhe se ai ndodhej aty jo për ti ndarë por për ti bashkuar për interesat e tyre.
(s.g/BalkanWeb)