Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar shpërndarjen e 65 milionë lekëve, si fondeve për partitë politike për fushatë elektorale në funksion të zgjedhjeve të 23 qershorit. Pjesën më të madhe të fondit do ta marrin dy partitë kryesore, të cilat kanë fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet e mëparshme politike. Kështu, PS do të marrë mbi 26 milionë lekë, ndërkohë që PD do të marrë mbi 25.6 milionë lekë. Lista vijon me LSI, PR, PDIU, PBDNJ.
KQZ morri vendimin bazuar në Kodin Zgjedhor, sipas të cili paratë u vihen në dispozicion këtyre subjekteve politike të regjistruara si subjekte zgjedhore garuese në zgjedhjet e 23 qershorit.