policMbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:20, tek mbikalimi i Fushë-Krujës, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një 50-vjeçari, punonjës policie në burgun e Fushë-Krujës.


Mjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, por grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e tij.


Policia është në ndjekje të një mjeti tip BMW X5, ngjyrë e zezë, pasi dyshohet se ajo ka shkaktuar aksidentin.


Viktima V.D. ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.