Futbollisti francez, Kingsley Coman është dënuar pasi ka sulmuar ish-të dashurën e tij dy herë brenda tre ditëve.


Ai u gjobit me 5 mijë euro nga gjykata dhe u urdhërua që të paguante pagesë simbolike prej 1 euro për dëmet.


Sipas Le Parisien, Coman sulmoi Sephora Goignan, nënë e vajzës së tij 18 muajshe me 24 dhe dhe 26 qershor.


Të enjten gjatë seancës gjyqësore u deklarua fajtor për dhunë në familje. U raportua se 21-vjecari sulmoi të dashurën kur ajo publikoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram.


Futbollisti luan me kombëtaren franceze dhe me ekipin gjerman Bayern Munich, ndërsa konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në botë që fiton rreth 70 mijë euro në javë.



a.m/oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter