Nje 33-vjecar eshte arrestuar mengjesin e djeshem nga policia e Elbasanit, pasi ka fyer e kundershtuar patrullen e grupit te gatshem te komisariatit. Burime zyrtare thane se, Saimir Binjaku, ne debat e siper ka kundershtuar dhe fyer per shkak te detyres punonjesit e grupit te gatshem te policise, te cilet ishin ne detyre mesnaten e kaluar. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur "Kryqezimi i Luleve". Pas debatit me uniformat blu, qe kerkuan nje kontroll ndaj te riut, u be shoqerimi i menjehershem ne komisariat dhe u vendos nen akuzen e "kundershtimit dhe fyerjes se forcave te policise".
F.S