Shenim

Dy vjet me pare kur shkruaja per nje skandal qe coi per here te pare ne gjykate liderin e shumeakuzuar te minoritetit grek ne Shqiperi shikoja i habitur ne blogje interneti se si dhjetera lexues nga brenda e jashte vendit kishin arritur ne perfundimin se lajmi ne fjale ishte bere me porosi te Berishes per te terhequr vemendjen nga problemet e kohes.


Perpara disa muajsh pashe se si kolegut tim ne Gazeten Shqip qe publikoi zbulimin e nje varri masiv te komunizmit ne malin e Dajtit iu be e njejta akuze.


Nuk i kisha marre asnjehere me shume seriozitet keto aludime lexuesish por mu desh te mendohesha edhe njehere per kete teme te enjten mbrema kur kryeministri Berisha akuzoi gazten ku une punoj per publikime lajmesh te porositura me SMS. Pikerisht Berisha ai qe sipas disa lexuesve me kishte porositur mua dy vjet me pare te publikoja nje skandal ku perfshihej ne fakt si personazh pozitiv edhe dhendri i tij thoshte se lajmi i gjarperinjve ne shtepite e Shirokes kishte ardhur me mesazh dhe sugjeronte gjithe dashamiresi qe gazetat te mos i botonin te gjitha mesazhet.


Kryeministri na tregoi madje se ne Shiroke ka vetem ngjala e jo gjarperinj uji por me mesazhe atje mund te dalin edhe aligatore. Me nje aftesi te cuditshme mbinjerezore sic thote filozofi i tij i preferuar Berisha arrinte te enjten mbrema te tregonte barsoleta ne Shkoder e te shpotiste sa te mundte mediat qe sipas tij u kontrolluakan nga kryetari i opozites me mesazhe.


Nuk dua tu jap vlere akuzave te uleta te kryeministrit tim megjithate me duhet te kujtoj se ata gjarperinj ndodheshin ne shtepine e nje njeriu i cili ne ate fatkeqesi te madhe qe e ka zene per here te dyte brenda vitit kishte fisnikerine te thoshte nuk dua te di ne erdhi nga robi apo nga Zoti duke i dhene kryeministrit te tij komoditetin e tregimit te barsoletave me liqen qe troket ne dere bash ne mes te Shkodres qe rri ende me kembe ne uje.


Te premten pasi perseriti gallaten e gjarperinjve Berisha foli edhe per shpresen e Shkodraneve qe ne e kishim thyer por se ajo nuk thyhej se i kishte rezistuar komunizmit.


Eumlshte e vertete shpresa e Shkodraneve nuk u shua per gati pese dekada dhe ata ia arriten ta shohin diten e rrezimit te komunizmit. Ndoshta kjo eshte arsyeja qe sot kryeministri yne ka guxim te nxjerre nga goja cte doje se ndoshta shkodranet do ti durojne edhe 50 vjet zhytjet ne uje pa e vrare shpresen.