Presidenti i Parlamentit Europian nuk njeh rregulloren e institucionit që drejton. Në konferencën e perbashkët për shtyp menjeherë pas takimit me kryeministrin Berisha, Jerzy Buzek prezantoi si lajm të mirë për Shqipërine krijimin e nënkomitetit të posacëm pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së stabilizim- asocimit.

I pyetur mbi arsyet pse qenkesh lajm i mire krijimi i nje nënkomiteti ne rastin e Shqiperise, kur me vende te tjera ne rajon jane krijuar komitete te vecanta PE- Kroaci apo PE- Ish Republika Jugosllave e Maqedonise, Presidenti Buzek pergjigjet:

"Ju nuk keni ende statusin e vendit kandidat, ndaj me nënkomitet specifikoheni ne nje pozicion me te mire nga pikepamja e Parlamentit Europian krahasuar me gjithe vendet e tjera te Ballkanit, me perjashtim te Kroacise dhe Maqedonise, por Kroacia dhe Maqedonia kane status tjeter", tha Buzek.

Ne faqen e internetit te Parlamentit Europian, shohim se Komiteti i Perbashket Parlamentar me Kroacine u krijua 3 muaj perpara se vendi te merrte statusin kandidat dhe ne rastin e Maqedonise 21 muaj perpara marrjes se statusit. Kjo per faktin e thjeshte se krijimi i ketij komiteti nuk varet nga statusi qe ka vendi, por eshte nje detyrim qe rrjedh nga hyrja ne fuqi e Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit.

Per te nxjerre nga situata mikpritesin, kryeministri Berisha nxitoi te falenderonte Presidentin e PE-se.

”Z. President gjej rastin t'ju falenderoj per kete nenkomitet. Ata erdhen para pak ditesh ne Shqiperi per nje vizite shume te sukseshme. Ata shkuan gjithandej e pane reformat per liberalizimin e vizave dhe thane publikisht se Shqiperia i ka plotesuar kriteret e standardet per kontrollin kufitar, persa i takon teknologjise qe eshte e njejte me ate te vendeve anëtare te BE-se. E mendoj se ky nenkomitet eshte nje mbeshtetje dhe privilegj i madh", tha Berisha në atë konferencë për media.

Pervec faktit qe ne dallim me dy vendet e tjera te rajonit, Shqiperise nuk i jepet rendesia e duhur duke i caktuar vetem nje nenkomitet nen cadren e Delegacionit Europarlamentar per Ballkanin, kryeministri Berisha falenderoi dhe nje grup eurodeputetesh, te cilet nuk erdhen ne Shqiperi ne kuader te nenkomitetit ne fjale por me ftese te ambasades shqiptare, ftese te ciles ju pergjigjen vetem ata 4 eurodeputete qe vizituan vendin. Sa per vleresimet e tyre pozitive mbi kufirin, per permbushjen e kritereve per vizat, kompetente jane ekspertet e BE-se.

Perballe Komisionerit per Zgjerim, kreu i maxhorances, kur u pyet mbi idene e krijuar ne Shqiperi per marrjen para veres te vendimit per heqjen e vizave, shkaktoi dhe me shume konfuzion teksa tentoi t'i rendiste procedurat e BE-se:

“Perfundimisht do te kete nje vendim te komisionit, do te kete nje vendim, per aq sa me ka thene, te ministrave te brendshem ose te jashtem, do te kete nje vendim te parlamentit”, tha Berisha.

Pas konfuzionit ne Komision, ne takimin me Presidentin e BE-se zbuluam se Shqiperia ka nje mik te vjeter i cili nuk e ka vizituar kurre vendin tone.

”Presidenti i Bashkimit Europian, shkelqesia e tij, Van Rompuy, nje mik i vjeter i Shqiperise dhe shqiptareve"...tha Berisha duke marre si pergjigje të Buzek këto fjale: “Per here te pare ne jeten time, tashme jam plot 62 vjec, une do te vizitoj vendin tuaj te kendshem".

Ndryshe nga miqte e vjeter tradicional nderkombetar qe e vizitojne pak me shpesh gjate jetes se tyre vendin tone, belgu Van Rompuy pritet te shkele per here te pare Shqiperine ne mes te muajit maj.