Ranking UEFA

I djeg disi edhe pse prej kohësh Adriano Galiani është mbështetësi i parë i skuadrave italiane në Europë. Thjesht për shkak të renditjes së UEFA-s. “Interi është me të drejtë entuziast për finalen e tij të parë në Champions, por Milan ka pasur fatin të përjetojë tetë finale në Champions”, thotë Galiani që shpjegon më pas: “Duhet të bëj tifo për Interin dhe të shpresoj që të fitojë para gjuajtjeve të penalltive, në të kundërt Gjermania do të kalojë përpara në renditjen e UEFA-s. Nëse Inter humbet, vendi i tretë në kampionatin e sezonit të ardhshëm do të luajë në turin paraeliminator në vend që të shkojë direkt në Champions, dhe i katërit, në vend që të shkojë në paraeliminatoret e Champions, shkon në Europa League, por në paraeliminatore”.








#