Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se Klaas-Jan Huntelaar nuk është në shitje.

Holandezi është lidhur me një largim nga San Siro në muajin janar, pasi dështoi të tregojë veten që kur arriti nga Real Madrid gjatë verës. Por Galliani thotë se holandezi është pjesë e ekipit dhe nuk diskutohet për shitjen e tij.



"Huntelaar? Ai është një pjesëtar i ekipit, si të gjithë lojtarët e tjerë, nuk shitet", ka thënë Galliani.