Zevendespresidenti i Milanit Adriano Galliani deklaroi ne lidhje me ndeshjen e grupit te Liges se Kampioneve qe Milan zhvilloi me Real Madrid se per nje moment pati frike se mund te perfundonte 5-0 ne favor te spanjolleve.

Kur peson dy gola ne ate menyre rrezikon te kthehesh ne shtepi me goleade tha Galliani.

Mbi zerat per nje rikthim te mundshem te Kaka me Milanin Galliani theksoi se braziliani eshte nje lojtar i Real Madrid dhe aty do vazhdoje te luaje. Per momentin nuk eshte i mundshem rikthimi i tij.

Persa i perket Gareth Bale uellsianit te Tottenham qe i shenoi tre gola Interit ne ndeshjen e djeshme Galliani u shpreh se gjithmone me ka pelqyer eshte nje lojtar fantastik por momenti me i mire per tu blere ishte kur kishte probleme me demtimet. Tani qe ka shperthyer si lojtar kushton shume.