Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka qetësuar situatën rreth çështjes Pato, pas deklaratës së këtij të fundit dje, kur nuk u tregua i sigurt për të ardhmen e tij te Milani.



"Pato? Ai ka kontratë deri në vitin 2014 dhe ai do të qëndrojë te Milani. Nuk e di çfarë tha ai dje, por ai absolutisht që nuk është në shitje për çfarëdo çmimi", theksoi Galliani.



Galliani foli edhe për trajnerin e ri, duke dhënë indikiacione të fuqishme se Allegri është shumë pranë emërimit si trajner i Milanit.



"Kur dhe nëse ai lirohet nga posti i tij te Cagliari, sigurisht se Allegri do të jetë trajneri jonë", përfundoi Galliani.