Zëvendëspresidenti i Milanit Adriano Galliani i ka mohuar spekulimet se sulmuesi ukrainas, Andrei Shevchenko, mund t'i bashkëngjitet Real Madridit në janar. E përditshmja madrilene "Marca" të hënën kishte njoftuar se Andrei Shevchenko është shumë afër kalimit te Mbretërit nga Madridi për ta zëvendësuar të lënduarin Ruud Van Nistelrooy. Mirëpo Galliani ka thënë se nuk ka asnjë mundësi që sulmuesi i tij të largohet në janar. "Shevchenko nuk do të largohet. Ai është i paprekshëm dhe do të luajë për neve", është shprehur Galliani.