Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka pohuar se kuqezinjtë janë të interesuar për të transferuar sulmuesin e Romës, Julio Baptista.

Braziliani 28-vjeçar nuk është lojtar standard në fanellën e klubit romak, dhe në afatin kalimtar të janarit u lidh me një kalim në Inter. Por së fundi edhe Milani është i interesuar për të dhe këtë e pohon edhe Galliani.

"Në periudhën kur Baptista luante për Real Madridin ne jemi interesuar për lojtarin. Ai është futbollist i cili mund të luajë në disa pozicione. Më pëlqen ai lojtar dhe Rosela Sensi e di këtë", ka thënë Galliani.