Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, iu ka thënë fansave të presin një sulmues të ri në muajin janar.



Pas humbjes befasuese të djeshme nga Palermo, Galliani ka zbuluar se ata do të angazhohen për të sjellë një sulmues të ri në ekip.



"Ne jemi duke shikuar një sulmues, pa dyshim. Ne e duam Dzekon, por ai nuk i ka karakteristikat të cilat ne i kërkojmë", ka thënë Galliani.



Sulmuesi i Wolfsburg, Edin Dzeko, muajin e kaluar edhe vetë shfaqi ambicien e tij për t'iu bashkuar kuqezinjve.