Një tjetër anëtar i kryesisë së LSI-së jep dorëheqjen. Gaqo Apostoli deklaron largimin nga kjo parti dhe formimin e një partie të re. Ajo është Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, (ADS).
TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim “rrudhet” edhe në Tiranë. Anëtarë i kryesisë së kësaj partie Gaqo Apostoli ka deklaruar largimin nga kjo forcë politike dhe shton se do të krijojë një parti të re. Partia do të quhet Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet dhe sipas themeluesit të tij, ADS-ja do të jetë një parti e qendrës së majtë. Është shpejt të flitet për aleancat që kjo parti do të zhvillojë për zgjedhjet e qershorit.
Po dje nga kjo parti u largua Ramazan Buzi, kryetari i LSI-së për zonën e Laprakës në Tiranë. Bashkë me të hoqën dorë nga tesera e LSI-së edhe 15 kryetarët e tjerë të kësaj njësie. Ata akuzuan themeluesin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta se po përçante të majtën për të mbajtur në pushtet Berishën duke penguar ndryshimin për Shqipërinë.
(s.g/BalkanWeb)