Pas aplikimit te masave te reciprocitetit tregtar qe Kosova vendosi ndaj prodhimeve te Serbise ne Maqedoni eshte shtuar dukshem interesimi per mbulimin e tregut te Kosoves me mallra te eksportuara nga Maqedonia. Biznesmenet ne Maqedoni kane rekomanduar se eshte me rendesi qe te perpilohet nje strategji e cila enkas do te dedikohet per tregun kosovar.


Per Maqedonine Kosova eshte partneri i tete tregtar ku me shume inportohen prodhime ushqimore derivate te naftes cimento dhe prodhime bujqesore e higjienike. Ministri i Ekonomise Valon Saraqini ka shprehur gadishmerine e qeverise qe tu dale ne ndihme kompanive te cilat eksportojne prodhimet e tyre ne Kosove.


Duhen identifikuar mallrat maqedonase te pershtatshme per tregun kosovar


Kompanite tona besoj se e dine se cilat prodhime nevojiten me qellim qe te zene vend ne tregun kosovar. Mendimi im eshte qe pas te gjitha ketyre analizave eshte mire qe te behet edhe nje hulumtim i tregut qe te kemi informata me te sigurta se cilat prodhime jane me te nevojshme per tu zevendesuar ne tregun kosovar vlereson ministri i Ekonomise Valon Saraqini.


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Takim parlamentar ne Maqedoni. Odat ekonomike te Kosoves e Maqedonise zhvillojne takime te rregullta


Statistikat ekonomike tregojne se deri ne muajin maj importi me Kosoven ka arritur ne 182 milione dollare ndersa eksporti ne 14 milione dollare. Kryetari i Odes Ekonomike te Maqedonise Veriperendimore Menderez Kuci thote se Odat ekonomike te te dyja vendeve kane zhvilluar takime te njepasnjeshme per menyren e kapercimit te problemeve qe mund te paraqiten pas aplikimit te masave te reciprocitetit tregetar te Kosoves ndaj Serbise.


Qellimi Te mbetemi ne tregun kosovar


Gara per pushtimin e tregut kosovar tashme ka filluar pohon Kuci. Gara po ndodh dhe po behet tregu kosovar po behet gjithnje e me atraktiv jo vetem per Maqedonine por ne radhe te pare edhe per Shqiperine madje edhe per Turqine. Gjithnje sipas Kucit bizneset private kane depertuar tashme me sukses ne tregun kosovar ndersa bashkepunimi institucional ne kete sfere shkon disi me ngadale dhe kjo eshte konstatuar nga Odat ekonomike te te dyja vendeve.Konstatimi i perbashket eshte Produktet tona te Maqedonise po dalin me nje kosto me te shtrenjte. Qellimi dhe intenca jone nuk eshte qe te perfitojme nga kjo situate qellimi yne eshte qe te leme mbresa ne tregun kosovar ne duam te qendrojme me produktet tona atje deklaron Menderez Kuci


Eksperti per ceshtje ekonomike profesori universitar Bilall Kasami vlereson se Maqedonia nuk eshte duke treguar interes te dukshem per tregun kosovar pasi supozohet se ne nje kembim te intensifikuar te mallrave fitues do te ishin vetem biznesmenet shqiptare. Pala maqedonase mendon se shqiptaret do te perfitonin me shume nga ky bashkepunim me Kosoven. Mendoj se definitivisht eshte rasti i fundit qe te mos e humbim edhe kete shans dhe tregu kosovar duhet te analizohet shume me seriozisht shprehet Kasami.


Sipas tij ne Maqedoni biznesmenet shqiptare dhe maqedonas duhet te bashkepunojne me shume sepse vetem ne kete menyre do te jene jene konkurente ne tregun kosovar.




Autor Fatos Musliu


Redaktoi Lindita Arapi