Marrëveshjet ushtarake mes SHBA-së dhe Kinës nuk duhet të jenë subjekt i politikës.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates, pas bisedimeve me homologun e tij, Liang Guanglie.



Gates, që do të mbetet në Kinë deri të mërkurën, është përpjekur të forcojë lidhjet me Ushtrinë Popullore, ka lavdëruar impenjimin kinez mbi çështjen koreane dhe ka kërkuar më shumë impenjim mbi Iranin.



Liang ka saktësuar se avancimi teknologjik i ushtrisë kineze nuk kërcënon asnjë vend.