E premte 27 Prill 2012 2046

Fryma e Re Demokratike GodinaDiten e hene ne mesdite pritet te zyrtarizohet partia e re politike e rreshtuar ne spektrin e djathte. Ajo do te quhet Fryma e Re Demokratike.



Selia ngrihet ne rrugen George Bush perballe selise se Partise Demokratike ku kane milituar nje pjese e grupit nismetar. Fryma e Re Demokratike do te jete njekohesisht edhe parlamentare pasi ne radhet e saj eshte deputeti Gazmend Oketa i zgjedhur ne qarkun e Durresit nga PD. Burime te sigurta prane kesaj partie thone per Vision Plus se do te jete pikerisht zoti Oketa ne krye te Grupit nismetar deri ne matjen e kongresit se pare elektoral. Ky forum perkon me kohen kur i mbaron mandati presidencial Bamir Topit i cili ka deklaruar se nuk do te kthehet serish ne PD dhe ka lene te kuptohet se mund ti bashkohet Frymes se Re Demokratike. Ne te majte qendron emri i subjektit por mungon logo e cila do te prezantohet diten e hene ne oren 12.00. Aktiviteti do te mbahet ne salle qe eshte drejt perfundimit. Ne krah te deputetit Oketa do te qendroje ish-deputeti demokrat Aleksander Biberaj ndersa salla do te mbushet nga anetaret e grupit themelues qe jane figura te njohura e te reja per publikun. Burime konfidenciale thone per Vizion Plus se ne daljen e pare per mediat do te publikohet permbledhtazi statuti i partise dhe pikat themelore te programit. Grupi themelues i partise se re te djathte ka perfunduar hartimin e platformes dhe ngritjen e strukturave. Pas prezantimit ne publik nismetaret do ti drejtohen gjykates se Tiranes per regjistrimin e subjektit qe sproven e pare elektorale pritet ta kete ne 2013-en.


 

Komente

Facebook