Tiranë, 8 prill, NOA /Milena Selimi - Shfaqja
e re e baletit do të ketë si protagoniste Enada Hoxhën dhe Paola Acosta-n.



Ajo është menduar të jetë premierë më 11 prill
në TOB dhe përbën dhe premierën e tretë gjatë këtij sezoni të TOB-it, e
realizuar me koreografi të Fredy Franzutti-t dhe përmban muzikë të katër
autorëve Bizet, Albéniz, Chabrier, Massenet.





Sqarojmë se libreti i baletit me dy akte është
ngritur mbi tregimin me të njëjtin titull të Prosper Mérimée-së.



E veçanta e kësaj vepre është se Koreografi
Franzutti ka marrë përsipër të realizojë edhe skenografinë e kostumet e këtij
baleti.



Ajo mendohet që të jetë premierë më 11 prill,
ora 19.00 dhe do të jetë pastaj edhe më 13, 14 dhe 16 prill. Kjo shfaqje është
një bashkë prodhim i Teatrit të Operës dhe Baletit dhe kompanisë italiane
"Balletto del Sud" dhe rolet kryesore janë të ndara mes solistësh
shqiptarë dhe italianë.



Karmeni interpretohet nga Enada Hoxha dhe
Paola Acosta, Joze është Ervis Nallbani dhe Karlos Moltalvan.



Eskamilo interpretohet nga Gerd Vaso dhe
Alessandro De Ceglia, Zuniga nga Sokol Zhugri, kurse në rolin e Mikaelës është
Ledia Sula dhe Paola Acosta. Në të katër netët, Orkestrën Simfonike të Teatrit
të Operës, e drejton dirigjenti Francesco Libetta.



m.s/n.e/NOA